Bota

Emigrantët e shpëtuar në brigjet e Libisë thanë se 60 të tjerë vdiqën

Të mbijetuarit thanë se viktimat përfshinin gra dhe të paktën një fëmijë. SOS Méditerranée tha se ekipi i Ocean Viking kishte pikasur gomonen me dylbi të mërkurën dhe kishte organizuar një evakuim mjekësor në bashkëpunim me rojet bregdetare italiane.

14 Mars 2024, 18:15 Nga S.N
Emigrantët e shpëtuar në brigjet e Libisë thanë se 60
Foto Ilustrim

LIBI- 25 emigrantët e mbijetuar të gomones që u shpëtuan nga grupi humanitar SOS Meditterrane në brigjet e Libisë, thanë se të paktën 60 emigrantë të tjerë kishin vdekur. Ata u thanë shpëtimtarëve të tyre se ishin nisur nga Zawiya në bregdetin libian shtatë ditë para se të shpëtoheshin. Motori i gomones u prish pas tre ditësh, duke e lënë varkën pa ushqim dhe ujë.

Të mbijetuarit thanë se viktimat përfshinin gra dhe të paktën një fëmijë. SOS Méditerranée tha se ekipi i Ocean Viking kishte pikasur gomonen me dylbi të mërkurën dhe kishte organizuar një evakuim mjekësor në bashkëpunim me rojet bregdetare italiane.

Ai tha se të mbijetuarit ishin në gjendje shumë të dobët shëndetësore" dhe ishin të gjithë nën kujdesin mjekësor. Dy prej tyre, të cilët ishin pa ndjenja dhe në gjendje kritike, ishin dërguar në Sicili me helikopter për trajtim të mëtejshëm, shtoi grupi.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha javën e kaluar se viti 2023 ishte viti më vdekjeprurës për emigrantët që nga fillimi i regjistrimeve një dekadë më parë, me të paktën 8,565 njerëz që vdiqën në rrugët e migrimit në mbarë botën. Agjencia e OKB-së tha se shifra ishte 20% më shumë se një vit më parë.

libi emigrantet

Sondazh

Poll