Bota

I propozoi të dashurës për fejesë në ishullin grek, turisti britanik rrëzohet për vdekje nga ballkoni i hotelit

45-vjeçari ka pasur lëndime traumatike në pjesën e kokës dhe në momentin e rënies ka qënë i dehur. Sipas një hetimi se Willits vuante nga depresioni i lehtë por nuk kishte histori mendimesh vetëvrasëse ose sëmundje akute të shëndetit mendor.

14 Mars 2024, 17:29 Nga S.N
I propozoi të dashurës për fejesë në ishullin grek,
Stephan Willits

GREQI- Një pushues britanik në ishullin grek Korfuz, ra për vdekje nga ballkoni i hotelit disa orë pasi i propozoi të dashurës së tij. Stephan Willits ra nga kati itretë i hotelit në ishull në gusht të 2020, ndërsa shkaku i rënies nuk dihet ende në bazë të hetimve.

45-vjeçari ka pasur lëndime traumatike në pjesën e kokës dhe në momentin e rënies ka qënë i dehur. Sipas një hetimi se Willits vuante nga depresioni i lehtë por nuk kishte histori mendimesh vetëvrasëse ose sëmundje akute të shëndetit mendor.

Ndihmësi i mjekut ligjor të Staffordshire, Daniel Hoëe, tha: Stephen vdiq si pasojë e rënies nga lartësia. Ai dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore. Ai kishte lënë komente pozitive në faqen e hotelit në Facebook ku po pushonte. Hetuesi tha se shkakun se pse ai i isjhte afruar ballkonit nuk mund ta përcaktonte dot.

stephan willits greqi

Sondazh

Poll