Art&Argëtim

Pakot dhuratë nga koncerti i Olivia Rodrigo-s bëjnë namin në rrjet, çfarë ndodhet brenda tyre?

Disa prej fansave iu vërsulën yllit të popit dhe pretenduan se vendimi i saj ishte një "vrasje".

13 Mars 2024, 16:19 Nga S.B
Pakot dhuratë nga koncerti i Olivia Rodrigo-s bëjnë namin në
Olivia Rodrigo

SHBA- Fansat kanë falenderuar këngëtaren Olivia Rodrigo për dhënien e Planit B (pilulë kontraceptive) në ndalesat e turneut të saj. 21-vjeçarja ka vizituar qytete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara në turneun ‘Guts’.

Olivia bëri një veprim të guximshëm, duke shpërndarë pako me kontraceptivë emergjentë dhe prezervativë për fansat. Të pranishmit shpërndanë foto të pakove në Twitter, të cilat përfshinin edhe informacione në lidhje me ligjet e abortit.

Disa prej fansave iu vërsulën yllit të popit dhe pretenduan se vendimi i saj ishte një "vrasje". Megjithatë, të tjerë u ankuan se rradha për të marrë një pako ishte "shumë e gjatë" dhe ata humbën mundësinë e tyre.

Pakot dhuratë nga koncerti i Olivia Rodrigo-s bëjnë namin në
pakoja e Olivia Rodrigos

Olivia po dhuron një pjesë të shitjeve të biletave për 'Rrjetin Kombëtar të Fondeve të Abortit', një organizatë jofitimprurëse e përbërë nga 100 fonde të ndryshme të abortit në mbarë SHBA-në. Rrjeti kërkon të lehtësojë barrierat ekonomike dhe logjistike për njerëzit që kërkojnë abort.

olivia rodrigo pilule kontraceptive

Sondazh

Poll