13 Mars 2024, 09:44
Nga N.F
Leonid Volkov
RUSI- Ndihmësi i liderit të ndjerë të opozitës ruse, Leonid Volkov ka reaguar në lidhje me sulmin e regjistruar ndaj tij ku u qëllua me çekiç. Sulmi ndaj Volkov u regjistrua jashtë shtëpisë së tij në Vilnius, të cilin qeveria lituaneze e përshkroi si "tronditëse".
Volkov tha sot se është sulmuar nga një person i cili e ka goditur rreth 15 herë me çekiç dhe ka shtuar se ka pësuar një thyerje të krahut. Ai më tej ka shtuar se është i lumtur që është ende gjallë.
Disidenti rus tha sot se sulmi që ai mori është "tipik" i mënyrës sesi veprojnë njerëzit e presidentit rus Vladimir Putin por theksoi se kjo nuk do ta ndalojë atë të luftojë për demokraci.
“Ne do të punojmë dhe nuk do të tërhiqemi”, ka theksuar ai në Telegram.
Sulmi erdhi gati një muaj pas vdekjes së Navalny-t dhe disa ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të Rusisë, të cilat zhvillohen nga e premtja deri të dielën ku pritet të rizgjidhet Putin.
“Putini vrau Navalny. Dhe shumë njerëz të tjerë para tij”, shkroi të hënën në rrjetet sociale Volkov, i cili deri në vitin 2023 ishte president i fondacionit kundër korrupsionit të themeluar nga disidenti.
Disa orë para sulmit të djeshëm, Volkov i kishte thënë mediave të pavarura në gjuhën ruse se ishte i shqetësuar për sigurinë e tij pas vdekjes së Navalny.
“Rreziku kryesor tani është se ata do të na vrasin të gjithëve. Pse, është shumë e qartë”, kishte theksuar ai.
Volkov u largua nga Rusia në vitin 2019, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të Navalny-t pasi autoritetet ruse nisën një hetim mbi fondacionin e disidentit kundër korrupsionit. Që nga viti 2021, ai kërkohet nga sistemi i drejtësisë ruse për rolin e tij në organizimin, së bashku me Navalny, demonstrata kundër autoriteteve ruse. Mbrëmë, përfaqësuesja e Navalny, Kira Jarmis vuri në dukje se Volkov ishte shënjestër e një sulmi.
“Ai u sulmua jashtë shtëpisë së tij. Dikush e theu xhamin e makinës dhe i hodhi gaz lotsjellës në sy para se të fillonte ta rrihte Leonidin me çekiç,” shkruan ajo.
Pasi shkoi në dhomën e urgjencës së spitalit, Volkov përfundimisht u kthye në shtëpi. "Ne jemi ne shtepi. Krahu i Leonidit është thyer, ai ende nuk mund të ecë”, ka shkruar gruaja e tij Anna Biryukova. Ajo postoi foto të plagëve të Volkovit, në të cilat ai duket të ketë një sy të zi, një shenjë të kuqe në ballë dhe gjak në njërën nga këmbët e tij.
leonid volkov navalny putin sulm
Bota
13 Mars 2024, 09:41
M.B
Presidenti i SHBA Joe Biden takohet me Presidentin e Polonisë Andrzej Duda dhe Kryeministrin e Polonisë Donald Tusk në Shtëpinë e Bar...
Bota
13 Mars 2024, 09:36
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Për muaj të tërë, ushtarët izraelitë kanë publikuar video që tregojnë se si ata ndonj&...
Bota
13 Mars 2024, 09:32
M.B
Gabriel Escobar
KOSOVA- I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta nisë sot vizitën ...
Bota
13 Mars 2024, 09:07
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Të burgosurit në qytetin verior italian të Parmës janë në grevë urie për shkak t&eu...
Bota
13 Mars 2024, 08:53
N.F
Foto ilustruese
GAZA- Anija e parë e ngarkuar me ushqime e cila u nis për në Rripin e Gazës të mërk...
Bota
13 Mars 2024, 08:44
M.B
Një pamje tregon një model të një prove bërthamore në muzeun e Zonës së Testimit Semipalatinsk, një nga vendet kr...
Bota
13 Mars 2024, 08:36
N.F
Gazetari i rrëmbyer
MEKSIKË- Një gazetar dhe prezantues u zhduk papritur në Meksikë ndërsa familjarët kanë ngritur ...
Bota
13 Mars 2024, 08:32
h.k
SHBA-Misteri i miliarda dollarë aksione që po shiten nga disa nga më të pasurit e botës megjithëse bursat janë të forc&e...
Bota
13 Mars 2024, 08:17
M.B
Joe Biden dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump fituan të dy, të martën, nom...
Bota
13 Mars 2024, 08:17
N.F
Pamje nga dhunimi i 15-vjeçares
SHBA- Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Misuri në SHBA ku një 15-vje&cc...