Bota

VIDEO/ Kompania japoneze lëshon raketën e parë drejt orbitës, shpërthen pak sekonda pas nisjes

Raketa sapo u lëshua në ajër shpërtheu pas disa sekondash pasi ishte nisur. Kjo raketë ishte përpjekja e parë e kompanisë japoneze për të vendosur një satelit në orbitë por nuk ia arritën me sukses.

13 Mars 2024, 07:52 Nga N.F
VIDEO/ Kompania japoneze lëshon raketën e parë drejt
Pamje nga shpërthimi

JAPONI- Lëshimi i raketës Kairos të kompanisë japoneze "Space One" e cila u zhvillua në orët e para të së mërkurës rezultoi i dështuar. Raketa sapo u lëshua në ajër shpërtheu pas disa sekondash pasi ishte nisur. Kjo raketë ishte përpjekja e parë e kompanisë japoneze për të vendosur një satelit në orbitë por nuk ia arritën me sukses.

Raketa 18 metra e gjatë shpërtheu duke lënë pas një re tymi dhe zjarri me mbeturina të shpërndara pranë vendit të nisjes. Sipas guvernatorit të prefekturës ëakayama, Space Onee kishte një problem që aktivizoi sistemin e mbylljes automatike të nisjes. Raketa Kairos mbante një satelit eksperimental japonez që mund të zëvendësonte përkohësisht satelitët spiun në rast se ata bëhen të pafuqishëm.

japoni rakete sherthim

Sondazh

Poll