Bota

Borrell në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kur dënojmë atë që ndodh në Ukrainë, duhet ta dënojmë edhe në Gaza

Borrell tha se tani po përballemi me një popullsi që lufton për mbijetesën e vet.

12 Mars 2024, 22:09 Nga M.B
Borrell në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kur
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell

New York- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha sot para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se kriza humanitare në Gaza është e krijuar nga njeriu dhe nuk është tërmet apo përmbytje. Borrell tha se tani po përballemi me një popullsi që lufton për mbijetesën e vet. Ai shtoi se duke thënë se kur dënohet ajo që po ndodh në Ukrainë, duhet të përdoren të njëjtat fjalë për atë që po ndodh në Gaza.

“Tani po përballemi me një popullsi që lufton për mbijetesën e vet. Ndihma humanitare duhet të hyjë në Gaza. Por kjo është një krizë humanitare, e cila nuk është një fatkeqësi natyrore, nuk është një përmbytje, nuk është një tërmet, është e krijuar nga njeriu… dhe uria po përdoret si një krah lufte. Kur shikoni se çfarë po ndodh, mund të dyshoni. Unë nuk dua t’i mësoj asnjërit prej jush për atë që po ndodh në Gaza, 30,000 njerëz të vdekur, 1.8 milion të zhvendosur, 500,000 njerëz në prag të urisë. Tani po përballemi me një popullsi që lufton për mbijetesën e vet.

Ndihma humanitare duhet të hyjë në Gaza dhe Bashkimi Evropian po punon sa më shumë që mundemi për ta bërë të mundur. Por kjo është një krizë humanitare, e cila nuk është një fatkeqësi natyrore, nuk është një përmbytje, nuk është një tërmet, është e shkaktuar nga njeriu. Dhe kur kërkojmë mënyra alternative për të ofruar mbështetje nga deti ose nga ajri, duhet të kujtojmë se duhet ta bëjmë atë sepse mënyra e natyrshme e mbështetjes përmes rrugëve po mbyllet, mbyllet artificialisht dhe uria po përdoret si krah lufte. Dhe kur dënojmë atë që po ndodh në Ukrainë, duhet të përdorim të njëjtat fjalë për atë që po ndodh në Gaza”, tha ai.

Borrell mbështeti Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), për të cilën ai tha se ofron linja jetësore thelbësore për shumë banorë.

 

josep borrell ne kine

Sondazh

Poll