Bota

"Debate të ashpra", Parlamenti francez miraton paktin 10-vjeçar të sigurisë me Ukrainën

Pakti 10-vjeçar i sigurisë me Ukrainën përfshin angazhimet e Parisit për të ofruar më shumë armë, për të trajnuar ushtarë dhe për të dërguar deri në 3 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën në vitin 2024.

12 Mars 2024, 21:31 Nga M.B
"Debate të ashpra", Parlamenti francez miraton paktin
Presidenti francez Emmanuel Macron

PARIS– Ligjvënësit francezë miratuan sot një marrëveshje sigurie me Ukrainën, pas një debati që tregoi ndarje të thella mbi politikën e presidentit Emmanuel Macron ndaj Kievit. Pakti 10-vjeçar i sigurisë me Ukrainën përfshin angazhimet e Parisit për të ofruar më shumë armë, për të trajnuar ushtarë dhe për të dërguar deri në 3 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën në vitin 2024. Ligjvënësit e miratuan paktin me 372 vota pro dhe 99 kundër, teksa 101 abstenuan. Por kjo pas një debati të tensionuar.

"Të abstenosh domethënë të ikësh nga përgjegjësitë e dikujt përballë historisë. Votimi kundër, do të ndihmonte presidentin rus Vladimir Putin", tha në parlament kryeministri francez, Gabriel Attal. 

Macron ka deklaruar më parë një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, duke u kërkuar aleatëve që të bëjnë më shumë duke mos përjashtuar praninë e trupave perëndimore në Ukrainë.

franca ukraina

Sondazh

Poll