Bota

E rëndë në SHBA, 31-vjeçari përplas për vdekje me makinë të dashurën pas një sherri

Anastasia Rayborn vdiq në duart e partnerit të saj pas një debati që pati çifti. 31-vjeçari Anthony Cooper e tërhoqi zvarrë me makinën e tij dhe e hodhi pas një muri duke e lënë të vdekur.

13 Mars 2024, 07:46 Nga N.F
E rëndë në SHBA, 31-vjeçari përplas për vdekje
Autori dhe viktima

SHBA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në New Orleans në SHBA ku një 21-vjeçare është përplasur për vdekje me makinë nga i dashuri i saj. Anastasia Rayborn vdiq në duart e partnerit të saj pas një debati që pati çifti.

31-vjeçari Anthony Cooper e tërhoqi zvarrë me makinën e tij dhe e hodhi pas një muri duke e lënë të vdekur. 31-vjeçari akuzohet  për vrasje të shkallës së dytë pasi ai ka plagosur për vdekje 21-vjeçaren dhe më pas ka zbritur nga makina dhe e ka quajtur “bushtër e ndyrë”.  31-vjeçari dhe 21-vjeçari kishin një vajzë dy-vjeçare.

“Nuk më ka pëlqyer kurrë”, tha motra e viktimës për 31-vjeçarin që ishte takuar me partneren e tij katër vite më parë.

shba viktime perplasje

Sondazh

Poll