Bota

"Vdiqën në varkë dhe i hodhëm në det", të nisur drejt ishujve Kanarie, disa emigrantë të vdekur në brigjet spnjolle

Varka u pa të hënën në mbrëmje rreth orës 20:00 nga një anije tregtare e cila njoftoi autoritetet në ishullin Gran Kanaria.

12 Mars 2024, 21:16 Nga M.B

 

"Vdiqën në varkë dhe i hodhëm në det",
Shpëtuesit zbarkojnë një emigrant në gjendje kritike nga një anije e rojes bregdetare spanjolle në portin e Arguineguin, në ishullin Gran Canaria, Spanjë, 12 mars 2024

SPANJA- Dy persona humbën jetën pasi u përpoqën të mbërrinin në ishujt Kanarie të Spanjës me një varkë me emigrantësh. Varka u pa të hënën në mbrëmje rreth orës 20:00 nga një anije tregtare e cila njoftoi autoritetet në ishullin Gran Kanaria. Shërbimet e shpëtimit përdorën helikopterë për të evakuuar të plagosurit dhe një anije për të tërhequr varkën në portin Gran Kanaria të Arguineguin. Shërbimi i shpëtimit detar spanjoll tha më herët se trupat e dy personave të vdekur u gjetën në varkë gjatë operacioneve të shpëtimit ndërsa Kryqi i Kuq në Ishujt Kanarie tha se disa të mbijetuar raportuan se 5 të tjerë vdiqën rrugës, por trupat e tyre u hodhën nga varka.

"Pesë trupat nuk janë gjetur ende, kështu që ata po trajtohen si njerëz të zhdukur. 40 persona u shpëtuan nga varka, përfshirë dy të vdekurit", tha Kryqi i Kuq.

Agjencia kufitare e BE-së Frontex thotë se rruga e Atlantikut për në Ishujt Kanarie është rruga më e ngarkuar për emigrimin e parregullt nga Afrika Perëndimore në Bashkimin Evropian. Numri i emigrantëve që hipin në varka për të tentuar të kalojnë në Ishujt Kanarie është rritur më shumë se gjashtëfish deri më tani këtë vit nga e njëjta periudhë e vitit 2023, treguan të dhënat e Ministrisë së Brendshme spanjolle.

spanja emigrante

Sondazh

Poll