Sport

Champions League/ Në epokën e re, shortet do të hidhen në mënyrë elektronike...

Nga sezoni i ardhshëm Champions League ndryshon format, por kjo domosdoshmërisht sjell ndryshime edhe në mënyrën tradicionale në të cilën hidheshin shortet.

12 Mars 2024, 18:07 Nga DOSJA
Champions League/ Në epokën e re, shortet do të hidhen në

ZVICER - Gjatë një sezoni futbollistik, shortet për të hartuar orarin, grupet, apo çiftet në një garë, janë ndër momentet më të rëndësishme për tifozët e çdo skuadre...

Derisa i ftuari hap ‘goglën’ për të zbuluar kundërshtarin, ka rrahje të mëdha zemre, sido që të vazhdojë më pas sezoni… Por e gjithë kjo skenë ndryshon.

Siç dihet, tre kupat evropiane (Champions League, Europa Legaue, Conference League) po ndryshojnë format dhe nga faza tradicionale e grupeve do të kemi një mini-ligë prej 8 ndeshjesh (4 në shtëpi dhe 4 jashtë) me një rezultat të përbashkët për 36 skuadrat që do të kualifikohen në garën kryesore.

Më shumë ndeshje, më shumë para, por ndryshimet në zakonet tradicionale nuk kanë të bëjnë vetëm me formatin.

Në UEFA, pasi kanë nisur prej kohësh... simulimet për shortet, që do të zhvillohen shtatorin e ardhshëm, ku kanë kuptuar se mënyra tradicionale me ‘gogla’ nuk mund të zbatohet.

“Vetëm për shortin e Champions League, do të na duheshin rreth 900 ‘gogla’ dhe tre deri në katër orë për të arritur në orarin e 8 ndeshjeve”,- tha Giorgio Marchetti, zv.sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Futbollit.

“Ne do të shkojmë në një sistem hibrid të shortit ku po do të ketë disa ‘gogla’, por pjesa më e madhe do të rezultojë nga një kompjuter, që do të llogarisë të gjithë parametrat dhe do të ketë një kursim të madh në kohë”,- shtoi zyrtari italian, duke shtuar se testet po vazhdojnë.

Përtej kësaj, mbeten disa kritere, siç është fakti që skuadrat nga i njëjti shtet nuk lejohen të përballen me njëra-tjetrën në fazën e parë, ndërkohë që skuadrat e renditura më lart, që do të shkojnë direkt në fazën e 16-të, nuk mund të luajnë me njëra-tjetrën në këtë fazë, përveç kundër një kundërshtari në “play off”.

Sipas “Independent”, në një moment është diskutuar mundësia që 8 më të mirat (sipas përparësisë) të zgjedhin kundërshtarin e tyre në 16-she, por ideja është hedhur poshtë pa shumë diskutime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll