Sport

Cristiano Ronaldo reagon pas eliminimit të Al Nassr në rrjetet sociale…

Ndërkombëtari portugez shënoi në lamtumirën e Chaampions League të Azisë, por kjo nuk mjaftoi për t’u kualifikuar

12 Mars 2024, 16:17 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo reagon pas eliminimit të Al Nassr në rrjetet

ARABIA SAUDITE - Al Nassr u eliminua dje nga Champions League e Azisë nga Al Ain (4-3) dhe Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë mëngjesin e sotëm. 

Ndërkombëtari portugez ka lënë një mesazh në rrjetet e tij sociale, ku shkruan: “Faleminderit për mbështetjen. Ne do të gjejmë një mënyrë për t'u rikuperuar dhe për t'u kthyer më të fortë! Gjithmonë bashkë!"

Cristiano Ronaldo, mbani mend, ishte titullar dhe madje arriti t'i shtyjë sauditët në gjuajtjen e penalltive (1-3), pasi shënoi një penallti në pjesën e fundit të kohës shtesë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll