Sport

Al Nassr nuk ka më asnjë shans për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube 2025...

Eliminimi në Champions League të Azisë i jep fund mundësive të kualifikimit të Al Nassr të Cristiano Ronaldos për të marrë pjesë në edicionin e parë të formatit të ri të kompeticionit.

12 Mars 2024, 17:35 Nga DOSJA
Al Nassr nuk ka më asnjë shans për të marrë pjesë

ARABIA SAUDITE - Eliminimi i Al Nassr nga Champions League të Azisë nga këmbët e Al Ain (Emiratet e Bashkuara Arabe), i dha fund të gjitha mundësive të klubit saudit për pjesëmarrje në Kupën e Botës për Klube 2025.

Azia do të ketë katër përfaqësues në formatin e ri të garës. Kampionët e dy edicioneve të fundit: Al Hilal i trajnerit Jorge Jesus dhe Urawa Red Diamonds, janë tashmë të garantuar. 

Kanë mbetur edhe dy vende: një vend për fituesin e edicionit aktual të kampionëve të Azisë dhe tjetri për renditjen. Përveçse nuk mund të fitojë më Champions League aziatike, Al Nassr nuk ka pikë të mjaftueshme për të garantuar klasifikimin në renditje.

Botërorin e Klubeve 2025 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga UEFA do të jenë Borussia Dortmund, Chelsea, Real Madrid, Manchester City, Bayern, Inter, Benfica dhe FC Porto. Nga Amerika e Jugut: Palmeiras, Flamengo dhe Fluminense kanë një vend të garantuar. 

Nga Amerika e Veriut: Monterrey, Seattle Sounders dhe León tashmë kanë konfirmuar praninë e tyre, si dhe Auckland City nga Oqeania dhe ekipet afrikane: Al Ahly dhe Wyhad Casablanca.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll