Sport

Bernardo Silva është ‘kapur’, duke ecur nëpër Barcelonë… Rastësi?

Ndërkombëtari portugez është lidhur disa herë me katalanasit

12 Mars 2024, 16:46 Nga DOSJA
Bernardo Silva është ‘kapur’, duke ecur nëpër

SPANJE - Interesimi i Barcelonës për Bernardo Silva nuk është gjë e re. Një ‘telenovelë’ që është përsëritur në afatet kalimtare të fundit dhe që rilind sërish pas një vizite të portugezit në qytetin spanjol.

 Bernardo Silva “u kap” duke ecur nëpër Barcelonë me një foto, që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe bëri bujë në shtypin spanjol.

Numri 20 ishte titullar në barazimin e Manchester Cityt kundër Liverpoolit (1-1) dhe tani përfiton disa ditë pushimi para ndeshjes kundër Newcastle në çerekfinalet e FA Cup .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll