Sport

Vrasja e ish-boksierit shqiptar në Gjermani, publikohen fotot e dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

Sipas raportimeve të medieve gjermane, 38-vjeçari ishte qëlluar sapo ka dalë nga një restorant ku kishte darkuar, ndërsa theksohet se Nimani ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

12 Mars 2024, 15:33 Nga r.ll

Vrasja e ish-boksierit shqiptar në Gjermani, publikohen fotot e dy

GJERMANI- Janë publikuar fotot e dy autorëve të dyshuar të vrasjes së ish-boksierit shqiptar, Besar Nimani. Personat në foton e mësipërme janë dy autorët rreth 33 vjeç Aymun Dawoud Kirit dhe Huseyin Akkurt.

Sipas njoftimit të autoriteteve gjermane shtëpitë e tyre tashmë janë bastisur nga njësitë speciale në natën e krimit. Policia gjermane kërkon që të bëhet kujdes pasi personat në fjalë mund të jenë të armatosur.  Vrasja e ish-boksierit shqiptar ka ndodhur mbrëmjen e 9 marsit. 

Sipas raportimeve të medieve gjermane, 38-vjeçari ishte qëlluar sapo ka dalë nga një restorant ku kishte darkuar, ndërsa theksohet se Nimani ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Më tej bëhet me dije se ndaj ish-boksierit ishte kryer një atentat edhe në vitin 2013, por që në atë kohë ia kishte dalë të shpëtonte, teksa këtë herë fati i 38-vjeçarit ishte tragjik.

Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter, ku ka zhvilluar 27 ndeshje, nga të cilat ka siguruar 26 fitore dhe dhe ka pësuar vetëm një humbje. Që nga viti 2019 ai nuk ka qenë më aktiv në botën e boksit.

 

 

besar nimani gjermani aymun dawoud kirit huseyin akkurt.

Sondazh

Poll

Sport 12 Mars 2024, 11:51

“Bombë” në kombëtaren gjermane!...

GJERMANI - Rikthimi i Toni Kroos, i cili dikur dha dorëheqjen nga kombëtarja gjermane, pasi vitet e fundit të karrierës i fokusoi te&nb...