Sport

Trajneri Rangnick le jashtë kombëtares së Austrisë, tre lojtarë për shkak të sjelljes së tyre homofobike… në derbin e Vjenës

Ralf Rangnick nuk i telefonoi Burgstaller, Grull dhe Hedl, pas incidentit në derbin e Vjenës

12 Mars 2024, 17:31 Nga DOSJA
Trajneri Rangnick le jashtë kombëtares së Austrisë, tre

AUSTRI - Ralf Rangnick njoftoi se Burgstaller, Grull dhe Hedl, lojtarë të Rapid Vienna, nuk u thirrën në kombëtaren austriake për shkak të sjelljes së tyre homofobike. Incidenti ka ndodhur, pasi Rapid mundi rivalët e Austrisë 3-0, më 26 shkurt.

Megjithëse Burgstaller dhe Grull kërkuan falje, trajneri deklaroi se "skuadra mbron vlera diametralisht të kundërta" me ato të treguara nga lojtarët. 

“Lojtarët duhet të trajtojnë këtë çështje dhe të kuptojnë se çfarë do të thotë kur njerëzit diskriminohen në atë mënyrë. Nuk do ta toleroj këtë në ekipin tim. Ekipi mbron vlerat që janë diametralisht të kundërta me ato të demonstruara nga lojtarët.”

Austria do të luajë një ndeshje miqësore me Sllovakinë më 23 mars dhe me Turqinë tre ditë më vonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll