Sport

Presidenti i Chelsea, amerikani Boehly, në Arabinë Saudite në kërkim të milionave…

Shtypi anglez flet për një takim mes Todd Boehly dhe Michael Emenalo… për të gjetur mundësinë e investimeve dhe në këmbim të disa lojtarëve të tepërt

12 Mars 2024, 15:56 Nga DOSJA
Presidenti i Chelsea, amerikani Boehly, në Arabinë Saudite në

ANGLI - Chelsea është larg kalimit të momentit më të mirë financiar dhe tashmë në Angli flitet për një vizitë të presidentit të ‘Bluve’ në Arabinë Saudite.

Sipas ‘The Telegraph’, Todd Boehly ishte në Lindjen e Mesme, ku u takua me Michael Emenalo, ministër i sportit dhe drejtor i futbollit për Ligën Saudite, me synimin për të shitur disa lojtarë dhe madje edhe hyrjen e mundshme të një sponsori të ri në ekip.

Mendy dhe Koulibaly ishin dy shembuj të lojtarëve, që tashmë janë transferuar në Arabinë Saudite, por Chelsea duhet të vazhdojë të shesë.

Një nga emrat më të përfolur është Lukaku, i huazuar te Roma, i cili madje e ka kthyer vëmendjen te futbolli saudit. Kepa Arrizabalaga është gjithashtu një dhimbje koke, pasi Real Madridi nuk ka gjasa të shkojë drejt një blerjeje të përhershme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Mars 2024, 11:51

“Bombë” në kombëtaren gjermane!...

GJERMANI - Rikthimi i Toni Kroos, i cili dikur dha dorëheqjen nga kombëtarja gjermane, pasi vitet e fundit të karrierës i fokusoi te&nb...