Sport

ZYRTARE/ Rafa Benítez nuk është më trajner i Celtas...

Galegos zënë vendin e 17-të në ligën spanjole, dy pikë “mbi vijën e ujit”

12 Mars 2024, 15:46 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Rafa Benítez nuk është më trajner i Celtas...

SPANJE – Celta Vigo njoftoi largimin e trajnerit me përvojë Rafa Benítez, pak minuta më parë.

Dy herë kampion i Spanjës me Valencia (2001/02 dhe 2003/04), kampion bote me Interin (2010/11), kampion evropian me Liverpool (2004/05) dhe fitues i një Kupe UEFA (2003/04) dhe një Europa League me Chelsean (2012/13), përveç titujve të tjerë, trajneri 63-vjeçar nuk i ka shpëtuar dot rezultateve të këqija dhe për rrjedhojë shkarkimit nga stoli i Celtas.

Humbja e thellë në shtëpi 4-0 ndaaj Real Madidit e mbushi kupën… Galicianët zënë vendin e 17-të në La Liga, dy pikë “mbi vijën e ujit” për të mos rënë nga kategoria.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Mars 2024, 11:51

“Bombë” në kombëtaren gjermane!...

GJERMANI - Rikthimi i Toni Kroos, i cili dikur dha dorëheqjen nga kombëtarja gjermane, pasi vitet e fundit të karrierës i fokusoi te&nb...