Politike

Kërkuan heqjen e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon Berishën dhe Malltezin, avokati: Këta janë një komisariat politik

Gjokutaj tha se tanimë nuk flitet për gjykatë pas të gjithë këta janë një komisariat politik. 

12 Mars 2024, 16:47 Nga r.ll
Kërkuan heqjen e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon
sali berisha dhe jamarber malltezi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit për ndryshimin e masës së sigurisë "arrest në shtëpi".

Pas daljes nga gjykata, avokati Genc Gjokutaj dha një prononcim të shkurtër për mediat. Gjokutaj tha se tanimë nuk flitet për gjykatë pas të gjithë këta janë një komisariat politik. 

Këtu nuk flitet më për gjykatë. Prokurorin po e citoj, tha; nuk ju jap shpjegim asnjë pyetje tuajën. Kjo nuk flitet më për gjykatë, këta janë një komisariat politik, të cilëve u është thënë mbajeni në këtë gjendje. Unë nuk e di se si kjo gjykatë që ka dhënë masën e arrestit në shtëpi për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezit, nuk u bëri një pyetje prokurorëve, të paktën të sqaronte veten. Sepse ka shpjegime një për një se është kjo gjykatë që ka dhënë vendimin e arrestit për të dy dhe të paktën të mos kesh një kuriozitet profesional,  të mos bësh një pyetje prokurorëve, më shpjegoni këtë rrethanë, këtë person, këtë ngjarje, mekanizëm, ku qëndron korrupsioni. Mekanizmi i ngjarjes që këta pretenderojnë, korrupsionin, është organ i akuzës për ta shpjeguar deri në detaj, kush i dha kujt,  kush i premtoj kujt, absolutisht asnjë element’, tha gjatë deklaratës së tij, avokati Genc Gjokutaj.

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi ndodhen prej disa muajsh në arrest shtëpie pasi akuzohen si të përfshirë në aferën "Partizani". 

sali berisha jamarber malltezi

Sondazh

Poll