Politike

Negociatat me PS-në, Bardhi: Nuk ka asnjë ulje me Ramën as me të deleguarit e tij

Duke folur për mediast, Bardhi ka theksuar se nëse situata kërkon që palët të ulen në tryezë, ata nuk e kanë problëm që ta bëjnë këtë, qoftë dhe me Ramën. 

12 Mars 2024, 15:11 Nga I.A

Negociatat me PS-në, Bardhi: Nuk ka asnjë ulje me Ramën as me

TIRANË- Kreu i grupit parlametar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se ata nuk kanë negociuar me kryeministrin Edi Rama dhe as me të deleguar të tij. Duke folur për mediat, Bardhi ka theksuar se nëse situata kërkon që palët të ulen në tryezë, ata nuk e kanë problëm që ta bëjnë këtë, qoftë dhe me Ramën. 

“Se di do të jetë objekti do ta shikoni nesër. Nuk ka asnjë ulje me Edi Ramën, as me ndonjë të deleguar nga Edi Rama. Edhe nëse çështja kërkon ulje me përfaqësuesin e mazhorancës, qoftë ky Rama, nuk ka pasur kompleks opozita sa kohë është në rrugën e vet dhe objektin  e vet të qartë. Por në këtë proces nuk ka pasur ulje as me Edi Ramën dhe as me ndonjë të deleguar nga Edi Rama, jemi ulur me institucionet brenda Kuvendit, kryetaren e Kuvendit, kreun e grupit të PS dhe kryetarët e dy grupeve të opozitës. Kemi diskutuar mbi nevojë që ka vendi për parlament funksional dhe nevojën që mazhoranca të respektojë të drejtat e opozitës. Opozita ka rikthyer 12 tetorin, votimin arrogant të mazhorancës për rrëzimin e kërkesave të opozitës, ka rënë shkaku që opozita hyri në këtë betejë. Kushtet do të caktohen nesër, nuk kemi vendosur kushte. Do të zbatojmë Kushtetutën”, u shpreh Bardhi.

edi rama gazment bardhi

Sondazh

Poll