Politike

Konferenca e Kryetarëve, Çuçi: Vendosëm që të rregullohen objektet për 2 komisone hetimore, Zgjedhorja ka komisionin e saj

Po ashtu Çuçi ka shtuar se komisioni për reformën zgjedhore do i nënshtrohet procedurës në parlament, si të gjithë të tjerët në përfundim të mandatit, nëse do të ketë një produkt.

12 Mars 2024, 14:25 Nga I.A
Konferenca e Kryetarëve, Çuçi: Vendosëm që të
Bledi Cuci

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi ka deklaruar se vendosën në mbledhjen e sotme për 2 komisione hetimore. Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Çuçi ka theksuar se sot pati një frymë të mirë për vazhdimin e një jete normale parlamentare. Po ashtu Çuçi ka shtuar se komisioni për reformën zgjedhore do i nënshtrohet procedurës në parlament, si të gjithë të tjerët në përfundim të mandatit, nëse do të ketë një produkt.

“Është lajm pozitiv që më në fund opozita u ul në Konferencën e Kryetarëve. Sot u duk sikur rivendosëm dialogun dhe bashkëbisedimin aty ku e lamë në tetor 2023. Sot vendosëm në Konferencën e Kryetarëve, që të rregullohen objektet për dy komisionet hetimore, që ata i propozuan vetë se cilët janë. Ishte frymë e mirë për vazhdimin e një jetë normale parlamentare në vend. Unë besoj se ata janë të bindur se aksioni i tyre nuk i çon askund. Reforma zgjedhore ka një komision që funksionon do shohim produktin. Komisioni po punon për të adresuar aspekte të rëndësishme të kodit. Komisioni bipartisan funksionon është aty, nuk ka nënkomision për cështjet zgjedhore. Ramë dakord që në parim të diskutojmë për cështje që kanë të bëjnë me 3/5 dhe prej aty të shkojmë në vendimmarrje politike. Janë procedura që i kemi ndjekur edhe në vite të tjera. Kemi ngritur një komision, i kemi dhënë kohën e nevojshme, do përfundojë mandatin. Produkti do shqyrtohet në procedura parlamentare normale, si të gjitha," tha Çuçi.

bledi Çuçi

Sondazh

Poll