Politike

Negociata të fshehta me Rithemelimin? Spiropali: Nuk ka pasur diçka të tillë! Kërkesa për komisionet hetimore do bëhet sipas Kushtetutës

Ndërsa për rolin e ndërkombëtarëve në këtë proces, Spiropali tha se nuk mund të kenë presion, duke shtuar se partnerët në bashkëpunim me institucionet e parlamentit, kanë thënë se "nuk mund ti vësh zjarrin Kuvendit".

12 Mars 2024, 15:16 Nga M.B
Negociata të fshehta me Rithemelimin? Spiropali: Nuk ka pasur diçka
Elisa Spiropali

TIRANA- Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, njëkohësisht dhe ministre e Shtetit për Parlamentin tha sot se komisionet hetmore do të bëhen sipas Kushtetutës. Spiropali shtoi se nuk ka pasur negociata të fshehta me opozitën.

Ndërsa për rolin e ndërkombëtarëve në këtë proces, Spiropali tha se nuk mund të kenë presion, duke shtuar se partnerët në bashkëpunim me institucionet e parlamentit, kanë thënë se "nuk mund ti vësh zjarrin Kuvendit".

"Nuk kanë munguar thirrjet tona të ulemi në tryezë. Ngritja e komisioneve hetimore është një e drejtë. Një instrument që u jep atyre mundësinë për të rritur kontrollin. Rikërkesa e tyre dhe shqyrtimi i kërkesës për ngritjen e komisioneve hetimore ka qenë në tryezë gjithë kohës. Sa i takon marrëdhënieve tona me opozitën, fitore apo humbje skemi nevojë të bërtasim. Fitoret tona i përcakton vota. Nuk ka patur mes nesh negociata të fshehta, janë institucionet e Kuvendit ato që duhet të jenë ura politike. Ne nuk jemi armiq. Më vjen mirë që opozita ka arritur këtë pjekuri politike. Greva e urisë para kryeministrisë nuk na çoi askund, as bojkoti i zgjedhjeve as djegia e mandateve. As tymi as molotovi asgjë nga këta nuk e rrit besimin e te një forcë politike. Ambasadorët janë këtu për të ruajtur interesat e vendit të tyre. S’mund të ketë presion ndërkombëtarësh. Partnerët tanë në bashkëpunim me institucionet e kuvendit kanë thënë atë që themi ne nuk mund ti vësh zjarrin Kuvendit", tha Spiropali.

elisa spiropali

Sondazh

Poll