Politike

Spiropali ndaj akuzave të Alibeajt: Të ishe kujtuar me herët për Zgjedhoren, nëse s’ka produkt e kalojmë në institucionet e tjera

Spiropali tha se kjo nuk është çështje "non gratash", por, sipas saj, PS ka bërë detyrën e saj.

12 Mars 2024, 15:24 Nga M.B
Spiropali ndaj akuzave të Alibeajt: Të ishe kujtuar me herët
Elisa Spiropali

TIRANA- Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, njëkohësisht dhe ministre e Shtetit për Parlamentin, i është përgjigjur akuzave të deputetit të opozitës, Enkelejd Alibeajt, i cili ka deklaruar se Rama po bën negociata të fshehta me Berishën. Spiropali tha se kjo nuk është çështje "non gratash", por, sipas saj, PS ka bërë detyrën e saj.

Ajo shtoi se nëse s’do ketë produkt në komisionin e Zgjedhores, do e kalojnë në institucione të tjera të Kuvendit.

“Nuk është çështje gratash as non gratash. Alibeaj këmbëngul për një marrëveshje mes Berishës dhe Ramës sa i takon funksionit të Kuvendit. Nuk e di sa herë duhet ta përsërisim, si duket Alibeaj ngaqë nuk vjen në Kuvend, se kritikoj se kur nuk vjen Luli s’ka si vjen Alibeaj, na nis ne ultimatume qesharake për ndryshimin e sistemit nga sistemi i Lulit me parti te sistemi i Lulit me vulë, kjo nuk është çështje e jona. Sa na takon ne, ne këtu kemi qenë, kemi ardhur në Kuvend për të diskutuar, kemi bërë detyrën tonë në komisione parlamentare. Duhet të ishte kujtuar pak më herët që të ishte prezent në atë komision, duhet ti bëjmë më dije se do ketë një produkt, sugjerime përmbajtësore, t’i marrim dhe nëse nuk ka produkte konsensual do e kalojmë në institucionet e tjera të kuvendit”, tha Spiropali.

elisa spiropali

Sondazh

Poll