Politike

Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi: Mazhoranca reflektoi, komisionet janë në diskutim e sipër

Sipas tij ata do të mblidhen sërish ditën e nesërme për të miratuar vendimet e marra ditën e sotme.

12 Mars 2024, 14:41 Nga I.A
Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi: Mazhoranca reflektoi, komisionet janë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehur se pas 5 muajsh Partia Socialiste arriti që të reflektoj. Gjatë një deklarate për mediat, pasi përfundoi Konferenca e Kryetarëve, Bardhi theksoi se ky është një lajm i mirë, por që nuk është çështje e mbyllur akoma. Sipas tij ata do të mblidhen sërish ditën e nesërme për të miratuar vendimet e marra ditën e sotme.

"Është një lajm i mirë që pas 5 muaj rezistencë të deputetëve të opozitës për këtë arrogancë të mazhorancës këta të fundit kanë reflektuar dhe po diskutojmë çështjen. Është vendimmarrje në parim, nuk është çështje e mbyllur. Ramë dakord për ngritjen e Komisioneve Hetimore për ndërhyrjen e paligjshme në të dhënat personale të sistemit TIMS, që çdo ligj që kërkon 3/5, si ligji për reformën zgjedhore, të diskutohet në një komision apo strukturë të posaçme që do të ngrihet në Kuvend në dakordësi të grupit të PS dhe PD. Që Parlamenti, ngritja e Komisioneve Hetimore të rrëzuara me arrogancë dhe sigurisht marrja në shqyrtim e projektligjeve të propozuara nga deputetët. Do të mblidhet sërish nesër Konferenca e Kryetarëve”, tha Bardhi.

gazment bardhi konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll