Politike

"Ulja me Ramën dëmton opozitën"/ Salianji në mbledhjen e grupit: Çfarë fitojmë ne ?

Salianji ka thënë gjatë mbledhjes së grupit se sipas tij "nuk mund të shkojnë 5 muaj të bllokojnë parlamentin dhe pastaj të ulen me socialistët", sipas raportimeve të zbardhura nga gazetari Osman Stafa. 

12 Mars 2024, 14:18 Nga h.k
"Ulja me Ramën dëmton opozitën"/ Salianji në
Foto ilustruese

TIRANË-Ervin Salianji deputeti i Partisë Demokratike në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar u shpreh kundra negociatave me PS-në.

Salianji ka thënë gjatë mbledhjes së grupit se sipas tij "nuk mund të shkojnë 5 muaj të bllokojnë parlamentin dhe pastaj të ulen me socialistët", sipas raportimeve të zbardhura nga gazetari Osman Stafa. 

Salianji: Vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Perceptimi qe do krijohet është që krijuam Sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramës, ne nuk mund të bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën! Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komiionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohë qe nuk ka pasur asnjë shenje tërheqja as ne deklaratat publike te Ramës! 

Te pakten te marrim vendim tani per t’u rikthyer vete ne normalitet jo si shkembim se Rama u ul? Cfarë u ul Rama? A jemi ne qe nuk marrim pjese me vullnet ne konference kryetaresh? A është qeveria ne te njëjtin pozicion qe thote riformuloni kerkesat ne konference kryetaresh dhe me ligjin e ri per komisionet hetimore merrini? A është qeveria qe thote qe me mbarimin e afatit te komisionit bipartizan te Reformes zgjedhore do ta kalojme tek ligjet? Cfarë fitojme ne nga ky aksion? Po bejme levizje te gabuar dhe me pasoja…

Kam dy pyetje se s’bej dot me sikur, ore e quani aksionin e deritanishëm te suksesshëm pse nuk e vazhdojmë? Se dhe i suksesshëm dhe e leme sikur nuk shkon! Se dyti si qenka sukses dhe tërheqje qe ne po ulemi aty ku kemi refuzuar vetë të ulemi prej 5 muajsh? Tek konferenca e Kryetareve. Se treti, si e njohën tani realitetin? Se kryetar grupi parlamentar dhe i ftuar përherë ne konference te kryetareve ka qenë Gazi. Jam i mendimit qe po ndërmarrim lëvizje te gabuar dhe imagjino nëse do deshtoje bisedimi i sotem apo plotesimi i kerkesave, si do themi pastaj qe beme pak gabim se Rama ta hedh per te 100 here!

ervin salianji mbledhja e grupit parlamentar te pd

Sondazh

Poll