Aktualitet

"E prisnim e drejta fiton"/ E veja dhe xhaxhai i Aleks Nikës flasin për mediat pas vendimit të Gjykatës së Lartë për 21 Janarin

Pas vendimit, familjarët e Aleks Nikës folën për mediat. Mark Nika, xhaxhai i Aleksit, u shpreh se Gjykata e Larta në mënyrë profesionale vendosi që hetimet t’i kalojnë SPAK.

12 Mars 2024, 15:13 Nga h.k
"E prisnim e drejta fiton"/ E veja dhe xhaxhai i Aleks Nikës
Foto ilustruese

TIRANË-Gjykata e Lartë urdhëroi, që SPAK të regjistrojë procedim penal për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe  Ndrea Prendit për 21 janarin. Pas vendimit, familjarët e Aleks Nikës folën për mediat. Mark Nika, xhaxhai i Aleksit, u shpreh se Gjykata e Larta në mënyrë profesionale vendosi që hetimet t’i kalojnë SPAK.

Ai tha se kjo ka qenë kërkesa e tyre, ndërsa shpresojnë që SPAK t’i shkojë çështjes deri në fund.

Xhaxhai i Aleks Nikës: Vendimi ishte i pritshëm. SPAK ta hetojë çështjen me objektivitet.

E veja e Aleks Nikës: E prisnim, sepse e drejta fiton. Ajo që kemi besuar tani po shpërblehet.

Idajet Beqiri: Prokuroria e Tiranës e bëri punën e vet, hetoi disa persona. Por Prokuroria e Tiranës nuk e heton dot ish-kryeministrin dhe ish-ministrin e Brendshëm. GJL vendosi që të bëhen edhe hetime. SPAK është detyruar që të bëjë hetime për këtë çështje deri në fund.

aleks nika 21 janari

Sondazh

Poll