12 Mars 2024, 13:15
Nga S.B
foto ilustruese
BERAT- Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë tre të tjerë për vepra penale të ndryshme në Berat. Mësohet se arrestimet kanë ardhur si pasojë e drejtimit të mjeteve në gjendje të dehur.
Ndërkohë procedimet në gjendje të lirë kanë ardhur si pasojë e veprave penale të ndryshme duke nisur nga falsifikimi i firmës, deri tek fyerjet dhe përplasjet fizike të një çifti me një punonjës të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore. Për veprime të mëtejshme do të merret Prokuroria e Beratit.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit B. Sh., 43 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. GJ., 44 vjeç, banues në fshatin Kozare, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një shtetasi, për t’i marrë atij automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit H. S., 66 vjeç dhe B. S., 69 vjeçe, bashkëshortë, të dy banues në Berat, pasi ka kallëzuar një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, se për shkak të detyrës, në ambientet e punës, këta shtetas e kanë fyer dhe janë konfliktuar fizikisht me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
berat kucove
Aktualitet
12 Mars 2024, 13:01
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Pesë persona janë vënë në pranga nga autroitet greke mes tyre edhe dy shqiptarë. Arrestimi i tyre ka a...
Aktualitet
12 Mars 2024, 12:37
N.F
Menaxheri i lokalit
FIER- Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e djeshme në Fier ku humbi jetën Grei Bihuci koleg&...
Aktualitet
12 Mars 2024, 12:28
S.B
foto ilustruese
FIER- Një 74-vjeçar i pajetë është gjetur nga familjarët e tij ditën e sotme në Fier. Më...
Aktualitet
12 Mars 2024, 12:00
N.F
Foto ilustruese
DROPULL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Glinë të Dropullit. ...
Aktualitet
12 Mars 2024, 12:02
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari në Durrës pasi vodhi disa bizhuteri floriri në një...
Aktualitet
12 Mars 2024, 11:35
Foto ilustruese
FIER-Ditën e sotme kanë përcjellë për në banesën e fundit 19-vjeçarin Grei Bihuci, i cili u vra ...
Aktualitet
12 Mars 2024, 11:39
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Një bombol gazi ka marrë flakë ditën e sotme në një banesë në Vlorë. Mës...
Aktualitet
12 Mars 2024, 11:29
I.A
Koleget
FIER- Kolegët e 19-vjeçarit Grei Bihuci, që u vra ditën e djeshme, kanë bërë homazhe sot në vendin q...
Aktualitet
12 Mars 2024, 11:22
S.B
foto ilustruese
LUSHNJE- Arrestohet në flagrancë një 45-vjeçar, procedohen penalisht dy të tjerë dhe shpallet në ...
Aktualitet
12 Mars 2024, 11:17
h.k
Foto ilustruese
FIER- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Fier ku mbeti i vrarë 19-vjeç...