Aktualitet

Seanca për “21 Janarin”/ "Të hetojë SPAK!" avokati i familjarëve: Strasburgu konfirmoi se është vrasje shtetërore

Avokati më tej ka shtuar se ata kanë rekurs që çeshtja ti kalohet SPAK. Beqiri shtoi se përveç rekursit ata i kanë dërguar si shtesë edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtar të Strasburgut. 

12 Mars 2024, 13:32 Nga N.F

Seanca për “21 Janarin”/ "Të hetojë SPAK!"

Avokati

TIRANË- Seanca gjyqësore publike në lidhje me “21 janarin” e cila do të mbahej sot ka nisur. Në lidhje me seancën avokati mbrojtës i familjarëve të viktimave, Idajet Beqiri ka deklaruar se Prokuroria e Tiranës nuk është kompetente për hetimin e subjekteve ndaj të cilëve është bërë kallëzim.

Avokati më tej ka shtuar se ata kanë rekurs që çeshtja ti kalohet SPAK. Beqiri shtoi se përveç rekursit ata i kanë dërguar si shtesë edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtar të Strasburgut. 

“Ne kemi paraqitur rekurs para jush dhe kërkojmë që në përfundim të këtij gjykimi të vendoset kalimi i çështjes pranë SPAK. Personat konkretë që u atribuohet vepra penale janë persona që kanë në kompetencë për të gjykuar nga GJKKO për korrupsion dhe krim të organizuar.

Ajo që është e rëndësishme ne I dërguam organit të akuzës një kallëzim penal me emra mbiemra dhe funksionet që kanë patur. Ne nuk prisnim nga SPAK një shkresë, e cila dhe gjykata, në ankimin e bërë nga kjo shkresë, një here e quan shkrese, një herë vendim kompetence. Organi i akuzës nuk operon me shkresa, por me vendime.

SPAK ka bërë rolin e një të padituri të madh, në një kohë që e ditura është në mes të dites dhe në diell. Ai është një krim që ka ndodhur në mes të dites, në prani të mediave boterore, me figure, me ze me të gjitha. Eshte krim i dukshëm. Përveç rekursit iu dërguam si shtesë edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtar të Strasburgut. Në atë vendim, dalin elementet se kush është i përzjerë në atë krim shteteror. Vendimi thotë që është vrasje shterore.

Nuk është gardisti ushtari që organizoi një krim shtetëror, prandak hetimin duhat ta kishte bërë SPAK. SPAK ka kirjuar një precedent të rrezikshëm. Ky organ mund të veprojë edhe me arbitraritetin e vet. Kërkojmë që të na pranoni rekursin dhe të prishni të dyja vendimet e shkallës së parë dhe të Apelit të urdhërohet prokurori që të regjistrojë procedimin penal. Duhet domosdoshmërisht," u shpreh Beqiri.

Sot po mbahet seanca në lidhje me “21 janarin” ku të pranishëm do të jenë pjestarë të familjes Nikës dhe të përfaqësues të SPAK, ku më pas do të caktohet nëse çështja do të kalojë në dorën e Prokurorisë së Posaçme, duke prishur vendimin e dy shkallëve të mëparshme. Do jetë Gjykata e Lartë që me një vendim urdhërues do të vendosë nëse hetimet do t’i vijojë Prokuroria e Tiranës apo do i kalojnë SPAK, për të hapur hetimin e asaj që Gjykata e Strasburgut e quajti krim shtetëror.

21 janari spak

Sondazh

Poll