Aktualitet

Dhunuan një 21-vjeçar në Selanik, arrestohen dy shqiptarë dhe tre bashkëpunëtorët e tyre, i riu në gjendje të rëndë në spital

Arrestimi i tyre ka ardhur pas ata kanë dhunuar një  21-vjeçar mbrëmjen e djeshme në Kymina të Selanikut.

12 Mars 2024, 13:01 Nga N.F
Dhunuan një 21-vjeçar në Selanik, arrestohen dy shqiptarë
Foto ilustruese

GREQI- Pesë persona janë vënë në pranga nga autroitet greke mes tyre edhe dy shqiptarë. Arrestimi i tyre ka ardhur pas ata kanë dhunuar një 21-vjeçar mbrëmjen e djeshme në Kymina të Selanikut.

Sipas Policisë për një arsye të panjohur, një grup personash kanë sulmuar me grushta dhe shkelma të riun, për pasojë ai ka mbetur i plagosur në kokë dhe trup dhe është dërguar në spitalin Papageorgiou.

Autorët janë larguar pas sulmit, por EL.AS. ka bërë të mundur arrestimin e personave nga mosha 17 deri në 22 vjeç. Më tej bëhët me dije se nga të arrestuarit tre janë grekë dhe dy janë shqiptarë. Viktima ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka nisur hetimet paraprake.

selanik dhunim shqiptar arrestim

Sondazh

Poll