Aktualitet

Vidhte banesa dhe subjekte në Durrës, vihet në pranga një 36-vjeçar banues në Ohër

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij për ta vënë përpara drejtësisë.

12 Mars 2024, 13:44 Nga S.N
Vidhte banesa dhe subjekte në Durrës, vihet në pranga një
Foto Ilustrim

DURRËS- Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrsit pasi vidhte banesa dhe subjekte të ndryshme në Durrës. 36-vjeçari me inicialet J.N është banues në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij për ta vënë përpara drejtësisë.

Deklarate policisë:

Si rezultat i hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e vjedhjeve në banesa/subjekte të ndryshme në territorin e qarkut, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin J. N., 36 vjeç, banues në Ohër.

vjedhje durres

Sondazh

Poll