Aktualitet

Gjykata e Lartë merr vendimin për '21 Janarin', SPAK merr në hetim çështjen

Gjykata e Lartë vendosi që hetimet për 21 janarin të zhvillohen nga SPAK, teksa ky organ do të regjistrojë procedimin penal.

12 Mars 2024, 15:05 Nga M.B
Gjykata e Lartë merr vendimin për '21 Janarin', SPAK merr
Foto ilustruese

TIRANA- Gjykata e Lartë ka marrë vendimin në lidhje me rekursin e bërë nga Rajmonda Nika, e veja e të ndjerit Aleks Nika, i cili mbeti i vrarë në protestën 21 janarit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë pasi dëgjoi relatimet duke pasur parasysh vendimin e Strasburgut lidhur me zgjidhjen efektive vendosi ndryshimin e vendimit të gjykatës së Apelit dhe urdhëroi SPAK që të regjistrojë hetimet për çështjen e “21 Janarit”.

Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës ka bërë kallëzim në SPAK për këtë çështje, por Prokuroria e ka dërguar kallëzimin për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës. Ndaj vendimit të SPAK, kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtuar atë, por GJKKO e rrëzoi.

gjykata e larte spak

Sondazh

Poll