Aktualitet

Arrestohet pronari i një lokali, në kërkim një tjetër/ Në ambjentet e tyre viheshin baste sportive online

Janë proceduar në gjendje të lirë 2 persona të cilët u kapën duke vënë baste në ambjentet e këtyre lokaleve 42-veçari me inicialet S.F dhe 26-vjeçari me inicialet K.M.

12 Mars 2024, 14:25 Nga S.N
Arrestohet pronari i një lokali, në kërkim një tjetër/
Celularët e sekuestruar

 

FIER-Pronari i një lokali është arrestuar pasi u zbulua se në ambjentet e tij viheshin baste sportive. Bëhet fjalë për një 38-vjeçar me inicialet O.Ll lokali i të cilit ndodhej në fshatin Shën Pjetër.

Ndërsa pronari i një lokali tjetër në lagjen “Kastriot” në Fier ku po ashtru viheshin baste sportive është shpallur në kërkim nga policia. Ai është një 33-vjeçar me inicalet E.E.

Janë proceduar në gjendje të lirë 2 persona të cilët u kapën duke vënë baste në ambjentet e këtyre lokaleve 42-veçari me inicialet S.F dhe 26-vjeçari me inicialet K.M. Nga operacioni janë sekuestruar 5 televizorë, 2 celularë, 2 laptopë, 1 tablet, 1 monitor, 1 skaner dhe një printer për bileta si dhe 30.000 lekë.

Njoftimi i policisë: 

Zbulohen 2 lokale të tjera ku viheshin baste sportive. Arrestohet pronari i njërit prej lokaleve, punohet për kapjen e pronarit të lokalit tjetër dhe procedohen penalisht 2 shtetas që u kapën duke vënë baste.

Sekuestrohen 5 televizorë, 2 celularë, 2 laptopë, 1 tablet, 1 monitor, 1 skaner dhe 1 printer për bileta, 19 bileta bastesh, si dhe rreth 30 000 lekë që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale, në fshatin Shën Pjetër dhe në lagjen "Kastriot", Fier, viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit në fshatin Shën Pjetër, shtetasi O. Ll., 38 vjeç, u shpall në kërkim pronari i lokalit tjetër, shtetasi E. J., 33 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë, pasi u kapën teksa vinin baste sportive në këto lokale, shtetasit S. F., 42 vjeç dhe K. M., 26 vjeç.

Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.

baste online policia fier

Sondazh

Poll