Aktualitet

Nuk ka të dhëna për ekzistëncën e faktit penal/ Prokurori përfaqësues i SPAK në seancën e 21 Janarit: Ska shkaqe të pranohet

Sipas tij nuk ka të dhëna për ekzistencën e faktit penal. Shehu tha se nuk ka shkak që të pranohet ky rekurs. 

12 Mars 2024, 13:52 Nga h.k
Nuk ka të dhëna për ekzistëncën e faktit penal/
Foto ilustruese

TIRANË- Alfred Shehu prokurori që përfaqëson SPAK në gjyqin e çështjes së 21 Janarit, ka thënë sot në sallën e gjyqit që dosja nuk mund t'i përkas atij kolegji.

Sipas tij nuk ka të dhëna për ekzistencën e faktit penal. Shehu tha se nuk ka shkak që të pranohet ky rekurs. 

"Çmojmë se nuk ka shkaqe që të pranohet nga ky kolegj rekursi i bërë nga ankuesja. Nuk ka të dhëna për ekzistencën e faktit penal. Në SPAK nuk është regjistuar kallëzim penal të shtetases Rajmonda Nika. Nga verifikimi na rezultoi se Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosjen e disa personave të tjerë. Për të njëjtat vepra ishte duke hetuar edhe Prokuroria e Tiranës. Po ashtu organi i akuzës në kryeqytet në bazë të hetimit nuk ka identifikuar persona konkretë, që të konstatojë se janë kompetencë e SPAK. Të gjendur përballë këtyre fakteve në kemi vendosur që aktet e procedimit penal të dërgoheshin në prokurorin e Tiranës"-tha Shehu. 

gjyqi i 21 janarit

Sondazh

Poll