Politike

Basha takim me fermerët në Berat, sulmon Ramën, kapet edhe me Arta Vorpsin: S’bëhet shteti me noterë dhe parukierë

15 Nëntor 2019, 12:13 Nga DOSJA
Basha takim me fermerët në Berat, sulmon Ramën, kapet edhe me

URA VAJGURORE- Lideri i opozitës, Lulzim Basha në kuadër të nismës “Rrugëtimi për Shqipërinë”, vijon takimet me qytetarët shqiptarë. Gjatë takimit të sotëm, Basha zhvilloi një takim me fermerët, ku shpalosi alternativën e PD-së për ta.

Në takim me qytetarët dhe fermerët e Urës Vajgurore, Lulzim Basha tha se Partia Demokratike do ta ketë në plan të parë sektorin e bujqësisë, dhe kjo shtoi ai nuk do të bëhet thjesht me fjalë, por me veprime konkrete përmes mbështetjes së fermerit me subvencione të drejtpërdrejta.

Ai diskutoi me fermerët për daljen nga kriza dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka braktisur bujqësinë, duke iu dhuruar subvencionet oligarkëve të qeverisë.

“I vetmi vend që nuk mbështet fermerët e vetmja qeveri është kjo qeveri. I ka mbyllur aksesin në treg biznesin dhe ka përqendruar prodhimet në duart e 4 e 5 oligarkëve dhe ju ka shtuar barra me NIPT e me taksa. E sheh fermerin si lopë për ta mjelë jo si aleat për të rritur punësimin,. Kjo nuk duhet të vazhdojë më”, u shpreh Basha.

Nga Berati në takimin “Rrugëtimin për Shqipërinë”, kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar edhe veprimin  e Arta Vorpsit, anëtares së Gjykatës Kushtetuese, e cila zgjodhi të mos betohej para Metës por para një notereje, duke injoruar kështu Presidentin.

Basha deklaroi se shteti nuk bëhet me noterë dhe parukierë.

“Nuk bëhet shteti me noterë dhe parukierë”, është shprehur Basha për betimin e Arta Vorpsit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne berat lulzim basha rrugëtimi për shqipërinë ura vajgurore basha ne berat lulzim basha rrugëtimi për shqipërinë ura vajgurore

Sondazh

Poll