Politike

Felaj kalon 180 nene për burimet ujore pa votat e gjithë socialistëve, shumica nuk ngrejnë kartonin jeshil (FOTO)

Në seancë dhe pas përfundimit të saj, nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi akuzoi vazhdimisht, Felajn se i kaluar ligjet pa u plotësuar kuorumi që duhet. 

7 Mars 2024, 11:43 Nga r.ll
Felaj kalon 180 nene për burimet ujore pa votat e gjithë
kuvendi

TIRANË- Si në çdo seancë edhe në seancën e sotme, mazhoranca ka votuar e vetme projektligjet në Kuvend. Teksa votohej projektligji me 180 nene për burimet ujore, është vënë re se nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj miratonte nen për nen edhe kur deputetët e mazhorancës nuk votonin.

Siç shihet edhe ne foto disa nga deputetët socialistë kanë ulur kartonat dhe nuk kanë marrë pjesë në votim. Në seancë dhe pas përfundimit të saj, nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi akuzoi vazhdimisht, Felajn se i kaluar ligjet pa u plotësuar kuorumi që duhet. 

Sipas Bardhit, referuar rregullores së Kuvendit, duhen të paktën 71 vota për të miratuar një ligj, ndërkohë sot votuan për prezencën vetëm 68.

seance plenare 7 mars 2024

Sondazh

Poll