Politike

"Ligjet e votuara sot janë të pavlefshme", Bardhi: Felaj përfaqësonte 5 oligarkët që përfitojnë nga ligji për "Investimet Strategjike"

Sipas tij referuar rregullores duhen të paktën 71 vota për të miratuar projektligjet, ndërkohë që sot deklaruan prezencën vetëm 68 deputetë. 

7 Mars 2024, 10:49 Nga r.ll
"Ligjet e votuara sot janë të pavlefshme", Bardhi: Felaj
gazment bardhi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardh ka folur për mediat pas përfundimit të seancës. Bardhi ashtu siç u shpreh edhe në Kuvend, tha se ligjet e kaluara sot janë të pavlefshme. Sipas tij referuar rregullores duhen të paktën 71 vota për të miratuar projektligjet, ndërkohë që sot deklaruan prezencën vetëm 68 deputetë. 

Ai akuzoi edhe nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn se sot nuk ishte si drejtuese e seancës por sipas tij si përfaqësuese e 5 oligarkëve dhe tre bandave të krimit që përfitojnë nga ndryshimet e ligjit për investimet strategjike

"Sipas rregullores së Kuvendit nuk kishte kuorum për votim, pasi për prezencën duhet të kishin votuar prezentet mbi 71 deputetë. Sot në drejtimin e seancës ishte përfaqësuesja e 5 oligarkëve që përfitojnë nga ligji i investimeve strategjike. Përsëris se për opozitën është e rëndësishme që Kuvendi t'i kthehet normalitetit. Sipas rregullores dhe Kushtetutës, asnjë nga ligjet e kaluara sot nuk është i kaluar ligjërisht. Për efekt të kuorumit, llogariten vetm deputet që marrin pjese ne votim. Dhe ne votim morën pjesë vetem 68 deputetë, ndërkohë që rregullorja thotë se duhen të paktën mbi 71 deputetë të votojnë.", tha Bardhi.

gazment bardhi seance plenare 7 mars 2024

Sondazh

Poll