Politike

Nis seanca plenare, deputetët e opozitës ndezin zhurmuese dhe bllokojnë foltoren

Kujtojmë se deputetët demokratë Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar.

7 Mars 2024, 10:13 Nga r.ll
Nis seanca plenare, deputetët e opozitës ndezin zhurmuese dhe
kuvendi

TIRANË- Ka nsisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Me nisjen e fjalës hapëse së nënkryetare së Kuvendit, kanë nisur edhe zhurmueset nga ana e deputetëve të opozitës. Këta të fundit kanë bllokuar edhe foltoren e Kuvendit.

Në rendin e ditës së sotme është futur edhe pr.ligji për investimet strategjike, të cilit i është zgjatuar afati deri në dhjetor 2024. Ky ligj ka hasur kundërshti të mëdha nga opozita, por gjithsesi pritet të kalohet vetëm me votat e mazhorancës siç është vepruar deri tani.

Kujtojmë se deputetët demokratë Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar. Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit.

seance plenare 7 mars 2024

Sondazh

Poll