Politike

“Kokën poshtë, kartonin lart”, Salianji drejtuar deputetëve të mazhorancës: Janë dele!

Salianji i ka quajtur deputetët e shumicës si "dele".

7 Mars 2024, 10:22 Nga M.B
“Kokën poshtë, kartonin lart”, Salianji drejtuar
Ervin Salianji

TIRANA- Deputeti i opozitës, Ervin Salianji, duke bllokuar foltoren e Kuvendit së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, ka ironiozuar mazhorancën. Salianji i ka quajtur deputetët e shumicës si "dele". Ndërkohë disa nga deputetët mbanin në duar pankarta ku lexohej “Demokracia vendoset me zgjedhje”, “Nuk duam Parlament Monist”.

“Kokën poshtë kartonin lart, janë dele”, tha Salianji.

Seanca e sotme plenare ka nisur sërish me debate dhe kaos dhe me zhurmues në sfond nga deputetët e opozitës. Kujtojmë se deputetët demokratë Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar. Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit. 

 

ervin salianji kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll