Politike

Kaosi në Kuvend/ Opozita në këmbë para foltores, Felaj vijon me miratimet e ligjeve dhe neneve

Në rendin e ditës së sotme është futur edhe pr.ligji për investimet strategjike, të cilit i është zgjatuar afati deri në dhjetor 2024.

7 Mars 2024, 10:19 Nga r.ll
Kaosi në Kuvend/ Opozita në këmbë para foltores, Felaj vijon
kuvendi

TIRANË- Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe kanë ndezur zhurmuese, ndërsa kryetarja e Kuvendit vijon me miratimin dhe votimin e neneve dhe ligjeve të rendit të ditës.

Ndërkohë është kaluar edhe projektligji për burimet ujore.  Në rendin e ditës së sotme është futur edhe pr.ligji për investimet strategjike, të cilit i është zgjatuar afati deri në dhjetor 2024. Ky ligj ka hasur kundërshti të mëdha nga opozita, por gjithsesi pritet të kalohet vetëm me votat e mazhorancës siç është vepruar deri tani.

Kujtojmë se deputetët demokratë Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar. Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit.

 

seance plenare 7 mars 2024

Sondazh

Poll