Politike

Tensionet në Kuvend, deputeti Petrit Doda përplaset me Gardën, nuk lejon Spiropalin të flasë

Ndërkohë deputeti Petrit Doda gjatë tensioneve në Kuvend është përplasur me Gardën. Doda gjithashtu nuk ka lejuar Spiropalin që të flasë.

7 Mars 2024, 10:33 Nga r.ll
Tensionet në Kuvend, deputeti Petrit Doda përplaset me Gardën,
kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare është zhvilluar nën tensione nga deputetët e opozitës të cilët kanë bllokuar foltoren. Deputetët e opozitës gjithashtu kanë ndezur zhurmuese por kjo nuk e ka ndaluar nënkryetaren e Kuvendit që të vijojë me miratimin dhe votimin e neneve dhe ligjeve të rendit të ditës.

Ndërkohë deputeti Petrit Doda gjatë tensioneve në Kuvend është përplasur me Gardën. Doda gjithashtu nuk ka lejuar Spiropalin që të flasë. Kujtojmë se deputetët demokratë Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar. Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit.

petrit doda spiropali kuvend seance plenare

Sondazh

Poll