Politike

"Po falsifikon votimin", Bardhi- Felajt: Nuk ke kuorum! Në sallë janë vetëm 68 deputetë

7 Mars 2024, 10:31 Nga DOSJA
"Po falsifikon votimin", Bardhi- Felajt: Nuk ke kuorum! Në
gazment bardhi

TIRANË-  Teksa nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj po drejton votimin e çështjeve në rend të ditës, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e ka akuzuar se po kryen vepër penale pasi në sallë nuk ka kuorum të mjaftueshëm.

“Po falsifikon votimin! Ke 68 deputetë në sallë. Po kryen vepër penale. Po shkel Rregulloren, neni 55 pika 4. Po shkel Kushtetutën Nuk ua falim këtë”, dëgjohet të thotë ai.

Edhe seanca e sotme ka nisur me aksionin opozitar, ku deputetët e PD-së ka ndezur zhurmuese dhe kanë bllokuar foltoren me pankarta në duar. 

Sondazh

Poll