Politike

Mes zhurmueseve dhe tensionit, mazhoranca voton projektligjin për "Investimet Strategjike"

Seanca u mbajt mes kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës së bashkuar. 

7 Mars 2024, 10:43 Nga r.ll
Mes zhurmueseve dhe tensionit, mazhoranca voton projektligjin për
KUVENDI

TIRANË- Gjatë seancës së sotme plenare deputetët e mazhorancës kanë kaluar me shpejtësi edhe projektligjin për disa ndryshime në ligjin për “Investimet strategjike”. Seanca u mbajt mes kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës së bashkuar. 

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe kanë ndezur zhurmuese, ndërsa kryetarja e Kuvendit vijonte me miratimin dhe votimin e neneve dhe ligjeve të rendit të ditës. Deputeti i opozitës, Petrit Doda gjithashtu është përplasur me Gardën ndërsa nuk ka lejuar Spiropalin që të flasë.

kuvend seance plenare

Sondazh

Poll