Politike

Përplasja me Metën, Rama: Ka humbur busullën, e ka luftën me drejtësinë, sulmon dhe SHBA e BE. E turpshme!(VD)

15 Nëntor 2019, 10:22 Nga DOSJA
Përplasja me Metën, Rama: Ka humbur busullën, e ka luftën me

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se lëvizja e Ilir Metës me dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, në të njëjtin vend me Arta Vorpsin, është tregues se Meta lufton drejtësinë, por edhe partnerët e Shqipërisë, SHBA dhe BE.

Edi Rama: Presidenti ka humbur busullën. Përplasja mes Ilir Metës dhe Drejtësisë, duke qenë ne këtu 100% në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE. Natyrisht pastaj është e lehtë të kuptohet pse si çdo herë tjetër, Ilir Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të pandryshueshëm të Shqipërisë, SHBA dhe BE, duke na vënë në një pozitë jokomode dhe të turpshme, sepse insinuon haptaz se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë qysh në ditën e parë të procesit të Reformës në Drejtësi, promotore dhe mbështetëse të kësaj reforme, akuzohen si të korruptuara. Nuk ka më turp dhe pas kësaj nuk ka as nevojë të zgjatemi e të stërzgjatemi për të shpjeguar arsyet që na sjellin këtu dhe drejtësinë e vendimmarrjeve tona. Ndaj këtë herë s’do të merrem me Ilir Metën por me drejtësinë. Me drejtësinë që është në ardhje dhe kërkon shumë vullnet, shumë durim.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend ku u miratua me 97 vota pro, projekt-rezoluta për Gjykatën Kushtetuese, që urdhëron institucionet të mos respektojnë dekretin e presidentit Ilir Meta për të emëruar Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, por vendin t’a mbajë anëtarja e renditur e para nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsi.

Ngërçi nisi pasi presidenti Meta nxorri një dekret për emërimin e Xhaferllarit, që maxhoranca e quan përtej afateve kushtetuese. Por vetë Meta, ia njeh të drejtën vetes për këtë dekret, duke mos njohur si anëtare Arta Vorpsin. Ndërsa sot në Gjykatën Kushtetuese, janë paraqitur dy gjyqtare për të njejtin vend pune.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta vorpsi sfidon metën edi rama ilir meta arta vorpsi sfidon metën edi rama ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2019, 21:57

GJERMANI- Ambasadori Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, tha të enjten se e mirëpret nismën për “shëngenin ballkanik...