Sport

De Rossi i bindi! Vendimi tashmë është marrë për trajnerin nga zyrtarët e Romës…

U deshën vetëm 50 ditë që Daniele De Rossi t’i bindë drejtuesit e AS Roma se është trajneri i duhur për të ardhmen e skuadrës.

5 Mars 2024, 14:00 Nga DOSJA

De Rossi i bindi! Vendimi tashmë është marrë për

ITALI - Tekniku 40-vjeçar arriti të rivitalizojë skuadrën, pasi arriti 6 fitore në 7 ndeshje të Seria A dhe u kualifikua në 1/16 e Europa League.

Pronarët amerikanë të klubit, familja Friedkin, ishin të impresionuar nga cilësitë drejtuese të De Rossit dhe tashmë kanë diskutuar me të mundësinë e vazhdimit të kontratës, shkruan “Calciomercato”.

Duket se do të diskutohet për një kontratë dyvjeçare, me pagë dukshëm më të lartë se ajo aktuale (500 mijë euro për 6 muaj). Burimi i cituar më sipër pohon se De Rossi, i cili fillimisht ra dakord për një kontratë prej vetëm disa muajsh, do të ishte i lumtur të vazhdonte te Roma.

Daniele De Rossi, i cili luajti për 17 vite si lojtar te AS Roma, mori stolin teknik të romanëve në mesin e janarit. Për të kjo është eksperienca e dytë në karrierën e tij si trajner, pasi drejtoi SPAL-in në Serinë B, ku zgjati vetëm 17 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll