Sport

Arbitri “non grata”, reagon Besiktas: “Atë, nuk duam ta shohim më në ndeshjet tona!”...

Në Turqi, arbitrini i diskutueshëm i Halil Umut Meler dhe Koray Gençerler, në ndeshjen e së dielës mes ekipit të Besiktas dhe Galatasaray, është në qendër të diskutimeve.

5 Mars 2024, 10:00 Nga DOSJA

Arbitri “non grata”, reagon Besiktas: “Atë, nuk duam ta

TURQI - Gjyqtari kontrovers i derbit mes Besiktas dhe Galatasaray, të cilin skuadra e Fernando Santos e humbi 0-1, vazhdon t’i bëjë që njerëzit të flasin në Turqi.

Trajneri portugez u ankua në fund të ndeshjes për vendimet e diskutueshme të arbitrave, veçanërisht gjyqtarit kryesor Halil Umut Meler dhe Koray Gençerler në VAR, teksa këtë të hënë, vetë Besiktas i përforcoi me një deklaratë kritikat dhe hodhi poshtë veprimet e dy gjyqtarëve.

“Vendimet skandaloze që ndryshuan rrjedhën e lojës të dielën, të marra nga Halil Umut Meler, i përfshirë në të gjithë kaosin në futbollin tonë dhe me këmbëngulje në ndeshjet kritike të Besiktasit, janë gabime të rënda që shkatërrojnë besimin në drejtësinë e futboll”,- shkruan klubi.

Besiktas gjithashtu përmendi episodet në të cilat ata mendojnë se ekipi i arbitrave nuk vendosi saktë: “Mungesa e rishikimit në VAR të penalltisë së Cenk Tosun (që duhej të ishte dhënë), vendimi për t'i dhënë një karton të kuq Omar Colley dhe mbyllja e syve ndaj ngadalësimit sistematik të lojës, janë vendime skandaloze, që janë bërë të zakonshme në futbollin turk, por që nuk duhet të bëhen kurrë të zakonshme.”

Besiktas e bëri të qartë gjithashtu, se refuzon praninë e Halil Umut Meler dhe Koray Gençerler në ndeshje të tjera të klubit: “Nuk duam ta shohim më Halil Umut Meler dhe Koray Gençerler në ndeshjet tona”.

Futbolli turk po kalon momente delikate dhe kjo nuk është hera e parë që emri i arbitrit Halil Umut Meler është në qendër të disa polemikave.

Meler ishte arbitri, që më 11 dhjetor 2023 u godit me grusht nga Faruk Koca, presidenti i Ankaragucu-s pas përfundimit të ndeshjes së kësaj skuadre me Rizespor (1-1), në kuadër të xhiros së 15-të të kampionatit.

Arbitri “non grata”, reagon Besiktas: “Atë, nuk duam ta

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll