Sport

‘Rrokadë’ trajnerësh! Josa, me gjasa i merr vendin Bejzades edhe te Erzeni…

Bejzade mori drejtimin e Erzenit vetëm më 8 shkurt dhe drejtoi skuadrën për 5 ndeshje, duke marrë dy fitore, dy humbje dhe një barazim...

5 Mars 2024, 12:15 Nga DOSJA

‘Rrokadë’ trajnerësh! Josa, me gjasa i merr vendin

TIRANE - Mbrëmë, Skerdi bejzade ka përfunduar aventurën afro një mujore në stolin e Erzenit. Tekniku është larguar mbrëmjen e të hënës nga klubi shijakas, që duket se nuk e ka kapërdirë humbjen 3-0 në derbin ndaj Teutës, një ndeshje direkte për mbijetesën.

Bejzade mori drejtimin e Erzenit vetëm më 8 shkurt dhe drejtoi skuadrën për 5 ndeshje, duke marrë dy fitore, dy humbje dhe një barazim, teksa tashmë largohet duke lënë skuadrën sërish në zonën e rënies.

Ndërkohë, mësohet se klubi shijakas pritet t’i besojë stolin Mirel Josës, trajner që deri në fundjavë ishte në stolin e Laçit. Një detaj mjaft interesant është fakti që edhe te kurbinasit, pas largimit të Bejzades, në stol u ul Mirel Josa, i cili i merr vendin ish-sulmuesit edhe në pankinën e Erzenit. Tani duket se “rrokada” mund të bëhet e plotë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll