Sport

Pedri, pas dëmtimit të ri, reagon dhe falenderon në rrjetet sociale…

Mesfushori i Barcelonës po lufton me një problem me muskulin rectus femoris në kofshën e djathtë

5 Mars 2024, 11:00 Nga DOSJA

Pedri, pas dëmtimit të ri, reagon dhe falenderon në rrjetet

SPANJE - Disa orë pasi mësoi se ishte lënduar sërish, Pedri, mesfushori i Barcelonës, ​​shkoi në rrjetet sociale për të lënë një mesazh falënderimi për mbështetjen e ndjerë.

“Është e vështirë të ndalosh dhe të fillosh përsëri, pas gjithë asaj përpjekje dhe pune.  Por, lotët e djeshëm të pafuqisë do të kthehen në lot lumturie shumë shpejt. Është e pabesueshme gjithë dashuria që kam ndjerë në orët e fundit. 

Për ju, për stafin, për të gjithë ata që më rrethojnë dhe për veten time, duhet të shikoj lart. Kemi ende shumë gëzime për të ndarë. Ne jemi Barcelona!”,- ka shkruar mesfushori në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social X.

Duhet theksuar se futbollisti 21-vjeçar është larguari lënduar afër pjesës së parë kundër Athletic Bilbao.

Një dëmtim në muskulin rectus femoris në kofshën e djathtë do ta përjashtojë Pedrin nga ndeshja e dytë e 1/16-tës të Champions League kundër Napolit, si dhe angazhimet e kombëtares spanjole në ndalesën e radhës të FIFA-s në mars.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll