Sport

Champions League/ Sot ndahen dy 'biletat' e para për në çerekfinale…

Do të jenë përballë Bayern Munich-Lazio dhe Real Sociedad-PSG, ku do të përcaktohet edhe dy biletat e para për në fazën çerekfinale.

5 Mars 2024, 11:15 Nga DOSJA
Champions League/ Sot ndahen dy 'biletat' e para për në

ZVICER - Sot në mbrëmje, në orën 21:00, luhen dy ndeshjet e para të kthimin, në 1/16-tat e Champions League. Do të jenë përballë Bayern Munich-Lazio dhe Real Sociedad-PSG, ku do të përcaktohet edhe dy biletat e para për në fazën çerekfinale.

Kryesfida e mbrëmjes së sotme luhet në Munich, aty ku vendasit e Bayernit do të mundohen që të përmbysin disavantazhin e ndeshjes së parë (Lazio fitoi 1-0 në Romë), që të kualifikohen në turin tjetër të turneut. Gjigantët gjermanë nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira, prandaj italianët do të mundohen të përfitojnë nga kjo situatë që të kualifikohen mes 8 më të mirave të Champions League.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, PSG ka udhëtuar drejt Spanjës pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë. Francezët kanë hedhur një hap drejt kualifikimit, por duhet të luhet edhe akti i dytë i kësaj përballjeje që të vendoset se kush do të vazhdojë më tej rrugëtimin në Champions.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll