Sport

Ten Hag nuk ka marrë garanci nga "bosat" për qëndrimin e tij në stolin e “Djajve”...

Erik ten Hag ka një kontratë me Manchester United deri në vitin 2025, por një raport i “Daily Mail” thotë se ai ende nuk ka marrë garanci nga drejtuesit e klubit për të ardhmen e tij në stolin e “Djajve të Kuq”.

5 Mars 2024, 13:00 Nga DOSJA

Ten Hag nuk ka marrë garanci nga "bosat" për qëndrimin

ANGLI - Sir Jim Ratcliffe, i cili bleu 25% të aksioneve të Manchester United, por edhe "çelësat" e klubit, ka vendosur një synim të vetëm: të rikthejë lavdinë e vjetër të skuadrës, me ose pa Eric ten Hag.

Zinedine Zidane është përzgjedhur nga miliarderi britanik, si trajneri më i përshtatshëm për ta udhëhequr klubin përsëri në lavdi, thonë raportet.

“Daily Mail” shton se trajneri holandez, edhe pse ka kontratë deri në vitin 202, nuk ka marrë asnjë garanci nga drejtuesit e “Djajve të Kuq” për të ardhmen e tij dhe nëse do të qëndrojë në stolin e skuadrës në sezonin e ri, gjë të cilën ia ka besuar vetëm stafin stërvitor.

Sakaq, bindja e përgjithshme që mbizotëron në skuadër është se Ten Haag do të shkarkohet, një zhvillim që lojtarët e United e konsiderojnë mjaft të mundshëm.

Megjithatë, nëse 54-vjeçari fiton Kupën FA dhe zë një vend në Champions League përmes vendit të pestë, mbase 54-vjeçari mund të vazhdojë të qëndrojë në klub.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll