Sport

Kampionati francez sezonin e ri do të quhet "Ligue 1 McDonald's"…

Kompania shumëkombëshe e restoranteve, McDonald's, bleu të drejtat e emërtimit të ligës franceze për 20 milionë euro në sezon dhe nga sezoni i ri do të quhet "Ligue 1 McDonald's".

5 Mars 2024, 12:00 Nga DOSJA

Kampionati francez sezonin e ri do të quhet "Ligue 1

FRANCE - McDonald's do të jetë sponsori i ri kryesor i ligës franceze. Sipas gazetarit francez të ‘RMC’, Daniel Riolo, kontrata mes kompanisë amerikane Uber dhe Ligue 1 do të skadojë në verë dhe nuk do të rinovohet.

Kjo do të thotë se nga sezoni i ri do të riemërtohet “Ligue 1 McDonald's” nga “ Uber Eats Ligue 1”, me kompaninë amerikane shumëkombëshe të restoranteve të ushqimit të shpejtë që ofron një kontratë prej 20 milionë euro në sezon.

Negociatat me gjigantin amerikan Uber nuk përparuan, me të dyja palët në një bllokim financiar, pasi propozimi i tyre i ri për rinovimin ishte për më pak se 15 milionë euro në vit që është kontrata aktuale.

Kjo për arsyen e thjeshtë, pasi Uber paraqiti një ofertë më të ulët lidhet me largimin e yllit francez nga Parisi. Dhe kjo për shkak se ata nuk donin të rrezikonin të ofronin shumë për një ligë, numrat e së cilës mund të bien për shkak të largimit të Mbappe.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll