Sport

Theo Hernandez është në listën e Bayern, Milani kërkon 70 milionë euro!...

Theo Hernandez është zgjedhja ideale e Bayernit për të zëvendësuar Alphonso Davies, me kërkesat financiare të Milanit që variojnë nga 60-70 milionë euro.

5 Mars 2024, 09:45 Nga DOSJA

Theo Hernandez është në listën e Bayern, Milani kërkon

ITALI - E ardhmja e Alphonso Davies duket shumë larg Mynihut, por Bayern nuk po rri duarkryq kur bëhet fjalë për forcimin e mbrojtësit të majtë.

Duke qenë se largimi i kanadezit drejt Realit duket gjithnjë e më shumë i mundshëm, klubi gjerman ka hartuar një listë të zëvendësimeve të mundshme me emrin e Theo Hernandez që figuron në krye të listës.

Sipas asaj që raporton “Sky Sports Germany”, mbrojtësi francez i Milanit i pëlqen Bayerni, i cili thuhet se tashmë është informuar, për të dhënat financiare rreth një marrëveshjeje të mundshme.

Konkretisht në Mynih presin që negociatat të lëvizin në një shumë që do të arrijë në 60-70 milionë euro, ndërsa në të njëjtën kohë shpresojnë që Hernandez të jetë i hapur për largim.

Për momentin, natyrisht, asgjë nuk është avancuar, me Miguel Gutierrez të Gironas, që gjithashtu po konsiderohet nga administrata bavareze.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll